SHKB arreston 2 policë e taksistin 
Kaluan nje emigrant për në Greqi

SHKB arreston 2 policë e taksistin <br />Kaluan nje emigrant për në Greqi
KORÇË - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar një kontrollor dhe një polic shërbimi të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, pasi mundësonin kalimin në drejtim të Greqisë të shtetasve shqiptarë që u kishte humbur e drejta të hyrë në zonën Shengen duke mos i regjistruar në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare TIMS.
 
Ministria e Brendshme raportoi, se bashkë me kontrollorin Trifon Oçka dhe policin e trupës, Rexhep Lushka, u arrestuar edhe 46-vjeçari Mondi Agolli, nga fshati Cangonj i Devollit.
 
Agolli ka luajtur rolin e sekserit për shumat që duheshin paguar që dy policët të mos i regjistronin në TIMS ku automatikisht u dilte pengesa për të kaluar në Greqi, për shkak të shkeljes së afateve të qëndrimit në zonën Shengen, apo për masa dëbimi për një afat
 
Rasti i fundit për kalimin e shtetasit me inicialet R.Z., sipas SHKB-së dyshohet të jetë i 19-të i kryer në bashkëpunim mes dy punonjësve të policisë, Oçka dhe Lushka.
 
Policët Lushka dhe Oçka akuzohen Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa Agolli, për “Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!