Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka urdhëruar heqjen e certifikatës së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore, për përmbaruesit A.T dhe E.Gj, me seli ne Tiranë pasi ata kanë shkelur ligjin.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, nga Ministria e Drejtësisë, ndaj veprimtarisë së dy përmbaruesve, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Inspektimit të Çështjeve të Drejtësisë, ka ushtruar një inspektim me objekt verifikimin e procedurave ligjore të ndjekura në ekzekutimin e titujve ekzekutivë.
Nga analiza e rrethanava të faktit të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit, referuar veprimeve të kryera nga ana e dy përmbaruesve, nga grupi i inspektimit si dhe nga Komisioni Disiplinor i Përmbaruesve Gjyqësorë Privat u konsatuan shkelje që përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor.
Mbështetur në ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vendosur për heqjen e çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë dhe çregjistrimin nga regjistri i përmbaruesve gjyqësore private të këtyre dy shtetasve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com