Dy persona janë gjobitur me 5 milion lekë, pasi kanë shkelur moratoriumin e pyjeve.
 
Rasti më i fundit është konstatuar në Tiranë, aty ku Inspektoriati Shtetëror i Pyjeve ka sekuestruar dy automjete me targa AA 881 HM dhe AA 554CB, ndërkohë që ka vënë masën administrative ndaj dy drejtuesve të automjeteve A.A. dhe A.XH. për transport të paligjshëm të lëndës drusore.
 
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve siguron opinionin publik se, kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të Moratoriumit 10 –vjecar të pyjeve dhe ju bën apel gjithë subjekteve dhe individëve të respektojnë ligjin, si dhe qytetarëve dhe të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojnë në mjedis.


 moratoriumi

moratoriumi

moratoriumi

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)