40 shtetas shqiptarë të cilët kanë thyer rregullat e qëndrimit në zonën Shengen janë riatdhesuar. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga agjencitë ligjzbatuese të Spanjës dhe FRONTEX.

20 prej tyre janë kthyer nga Spanja, 12 nga Franca dhe 8 nga Gjermania. Këta shtetas mbërritën sot rreth orës 17:00 në Rinas nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 3-5 vjet të  mos  udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen. Në bordin e avionit  në përbërje të eskortës kishte mjekë dhe  një psikolog.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)