Shkelën ligjin anti-duhan, ISHSH
ndëshkon 36 biznese në 7 qarqe

Shkelën ligjin anti-duhan, ISHSH<br />ndëshkon 36 biznese në 7 qarqe
36 biznese në shtatë qarqe të vendit janë ndëshkuar për jo më shumë se 6 ditë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, pasi ata kanë shkelur ligjin anti-duhan në ambientet ku ata ushtrojnë aktivitet.

Sipas këtij inspektoriati, nga data 15 shkurt deri më 21 shkurt janë vendosur 36 gjoba në qarqet Tiranë, Lezhë, Vlorë, Fier, Shkodër, Gjirokastër dhe Korçë, ku bizneset janë gjobitur me nga 300.000 mijë lekë për çdo rast të konstatuar kur klientët kanë konsumuar duhan, ndonëse ligji parashikon moslejimin e tij.

Këto gjoba janë vënë kryesisht në bar-kafene dhe salla lojërash fati.

Inspektoriati Shtetëror shëndetësor i fton të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues, ndërkohë që ka përsëritur thirrjen për të denoncuar çdo rast kundravajtje të ligjit  ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar.   

Subjektet ndaj të cilëve u morën masat ishin:

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Tiranë
“Let's play”, Bar Kafe, Person Fizik Genc Mancja.
“Violina”, Bar Kafe, Person Fizik Nikolin Mulaj.
“Stocholm”, Bar Kafe, Person Fizik Ferhat Kraja.
“Bar Kafe”, Person Fizik Petrit Mema.
“Valentino”, Bar Kafe, Person Fizik Fation Islami.
“Marti & Keko”, Bar Kafe, P. F. Enkeleda Maloku.
“Whiskey Bar”, Person Fizik Florian Kapllani.
“Mumja”, Night Club, person juridik Millenium international Sh.p.k.
“Dion”, Person Fizik Nevrus Keko.
“Bar Kafe”, Person Juridik Kombinati i Mishit Sh.a.
“Lloto Sport”, Person Juridik Lloto Sport Sh.a
​“Flares”, Bar kafe. 
“Raumi”, Bar kafe, Person Fizik Dorjan Kavillari.
“Bar Kafe”, Person Fizik Redi Panariti.


Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Lezhë: 
“Bar Kafe”, Person Fizik Vitore Buraku.
“Bar Kafe”, Person Fizik Artan Ndreu.
“Bar Kafe”, Person Fizik Xhevit Kryeziu.
“Bar Kafe”, Person Fizik Gjon Njeci.
“Bar Kafe” Person Fizik Ilber Imeri.
“Bar Kafe Mirdita”, Person Fizik Kastriot Reci.
“Bar Kafe”, Person Fizik Aleksander Biba.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Vlorë
“Select” Bar Kafe, Person Fizik Roland Azizaj. 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Fier: 
“Bar Kafe”, Person Fizik Gentian Prifti.
“Oxford”, Bar Kafe.
“Lux”, Bar Kafe, Person Fizik Francesko Alla, Lushnje.
“Friends”, Bar Kafe, Person Fizik Altin Guri, Lushnje. 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Shkodër: 
“Bar Kafe”, Person Fizik Erion Vyzaj.
Salle Lojrash Video Game, Person Fizik Denis Hoxha.
“Fantasia”, Bar Kafe, Koplik.
“Besioni” Bar Kafe, Koplik. 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Gjirokastër
“Bar Kafe”, Person Fizik Vasilika Laro.
“Dion”, Bar lotto, Person Fizik Arshi Xhaferri. 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Korçë: 
“Vox”, Bar Kafe, Person Fizik Monika Beqiri.
“Bar Kafe”, Person Fizik Andon Potka.
“Bar Kafe”, Person Fizik Laureta Xhaferri, Ersekë.

 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria