Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 917 qytetarë të cilët shkelën masat antiCOVID. 906 prej tyre janë konstatuar duke lëvizur në rrugë pa maska.

770 prej tyre janë evidentuar duke lëvizur në këmbë ndërsa 136 udhëtonin në makinë.

Ata janë gjobitur me masë administrative 3000 lekë, shifër që do u faturohet në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë kontrolleve, policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorin e një lokali që është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 10 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.