Shkelën rregullat e qarkullimit, gjobiten 5 turistë gjermanë me monopatina në Vlorë

5 turistë gjerman janë gjobitur në Vlorë, teksa qarkullonin me ‘Monopatina’, pasi shkelën rregullat e qarkullimit.

Sipas Policisë së Vlorës, pas gjobitjes ata kanë bërë pagesën tek punonjësit e policisë dhe më pas i janë kthyer mjetet e tyre te identifikimit.

Njoftimi i Policisë:

“Punonjësit e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, ditën e sotme, në rrugën “Murat Tërbaç”, në “Lungomare”, kanë konstatuar 5 shtetas të cilët qarkullonin me mjete elektrike “Monopatinë” në korsinë e dedikuar për qarkullimin e biçikletave, duke kryer shkelje të kodit rrugor, konkretisht shkelje e parashikuar nga neni 144/2 i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Këta 5 shtetas kanë rezultuar të jenë shtetas të huaj. Në këto kushte janë plotësuar procesverbalet e shkeljeve dhe janë kryer pagesat menjëherë tek punonjësi i Policisë, duke përfituar dhe uljen me 50% të masës administrative. Mandatet e arkëtimit, të paguara nga punonjësit e Policisë, janë bashkëngjitur me procesverbalet e shkeljeve.

Theksojmë se askujt prej këtyre shtetasve nuk i janë mbajtur mjetet e identifikimit. Ato janë kërkuar vetëm në momentin e konstatimit të shkeljes, me qëllim marrjen e gjeneraliteteve për plotësimin e masës administrative.

Policia e Vlorës falënderon mediat për përcjelljen e çdo ankese dhe mbetet e angazhuar për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe më të organizuar për lëvizjen e të gjithë qytetarëve, sidomos gjatë sezonit turistik. Ndërmarrja e masave administrative për drejtuesit e monopatinave që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kontribuon ndjeshëm në rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Qëllimi kryesor mbetet rritja e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ushnja: 02/06/2024 08:36

    Po ato qytetarët e Vlorës a gjobiten siç u gjobiten Gjermanët në korsinë e biçikletave? Po qiradhënsit a duhet të gjobiten që ju kanë thënë të eci në kursinë e biçikletave? Kjo është policia që duam ne me dy standarte!

    Përgjigju
  • Vlore: 01/06/2024 21:39

    Ata ashtu i kane rregullat andej nga vijne Por te ne jane pak ndryshe se jemi ende ne xhungel.Ato jane ne ate korsi te dedikuar per bicikleta por kur keqperdoren nuk eshte zgjidhje ajo qe ka zgjedhur Rrugorja e Vlores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet