Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Kristjan Boçi

Kristjan Boçi ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me sekuestrimin e 50 mln euro pasurive në emër të tij dhe 6 personave të tjerë.

Boçi reklamonte jetën luksoze të tij dhe të bashkëshortes në rrjete sociale. Por një hëtim i Prokurorisë së Tiranë, nxori në pah se pasuritë e tij dhe 6 të tjerëve ishin produkt i pastrimit të parave.

Në Instastory, Boçi shkruan se si shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vetë, siç akuzohet.

“Para Zotit përulem dhe ndërgjegjësohem! Siç paça zemrën, ma boftë jetën. Lajmet e këtyre ditëve? Ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku. Një shtet pa ligj, është si një shtëpi që e drejtojnë fëmitë. Një Shqiptar i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet.  Ju bekoftë Zoti dhe faleminderit për çdo sms përkrahës”, shkruan ai.

 

 

Postimi ne platformen Instagram

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Votimet në Francë, Asambleja Kombëtare e Le Pen projektohet e para me 34.5% të votave

Votimet në Francë, Asambleja Kombëtare e Le Pen projektohet e para me 34.5% të votave