Ndonëse moratorium i pyjeve ka hyrë në fuqi ka ende raste të cilat e shkelin këtë moratorium.
 
Rasti është konstatuar sot në Shkodër, aty ku Inspektoriati i Stetëror i Mjedisit  e Pyjeve ka sekuestruar një kamion me lëndë drusore, ndërkohë që ka gjobitur me 5 milion lekë personin që ka prerë dru në pyje. Sakaq, ndaj tij është marrë masa e arresit nga ana e Policisë së Shtetit.

Sipas ISHMP person ii gjobitur është F.K i cili me mjetin tip IFA Bojqielli me Targë SH 3697 E ka prerë dru dhe i ka ngarkuar ato në automjet me qëllim tregëtimi.

Prej 11 Shkurt 2016, kur moratoriumi i pyjeve ka hyrë në fuqi, ky është rasti i parë që Inspektoriati kap në flagrancë shfrytëzimin e paligjshëm të pyjeve.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) i bën thirrje qytetarëve të respektojnë moratoriumin e pyjeve, vendosur me ligj, si dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e mjedisit duke denoncuar çdo rast abuziv që konstatojnë.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)