Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka sekuestruar një kamion me lëndë drusore të prera në mënyrë të paligshme dhe e ka gjobitur me 5 milionë lekë gjobë. 

Në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjecar për shfrytëzimin e pyjeve, ka sekuestruar paraditen e sotme një kamion mjet tip Ford, targë AA 119KU në pronësi të 50 vjeçarit H.M nga qyteti i Beratit

Kamioni u sekuestrua ndërkohë që pronari mori gjobën. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që ISHMP konstaton shkelje të moratoriumit prej hyrjes në fuqi më 11 shkurt 2016.
kamioni

Pak ditë më parë një tjetër drejtues mjeti u kap në flagrancë me një kamion me lëndë drusore në Shkodër. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të Moratoriumit 10 –vjecar të pyjeve. Kreu i ISHMP-së Z.Ergys Agasi apelon gjithashtu qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojnë në mjedis.

kamioni



Redaksia online
(S.m/shqitparja.com)