Siguria në plazhe, bllokohen 15 skafe e Jet ski në Ksamil e Vlorë, rrezikuan jetën e pushuesve! Gjobiten drejtuesit

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve, një numër i madh mjetesh lundruese janë bllokuar si dhe janë gjobitur drejtuesit e tyre.Përgjatë vijës bregdetare nga Ksamili në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 15 mjete lundruese, të cilat u konstatuan në shkelje të ndryshme dhe rrezikuan pushuesit.

Dy Jet Ski, tre gomone dhe një skaf, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Jalë dhe në Vlorë. Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me nga 100 000 lekë gjobë, pasi janë konstatuar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, Gjobat e tjera kanë variuar nga 80 mijë deri në 200 mijë lekë pasi është konstatuar edhe transport të qytetarëve mbi kapacitetin e lejuar.

6 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski dhe 3 skafe, u bllokuan dhe secili nga pronarët e mjeteve lundruese u ndëshkua me gjobë 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni. 

Në total, gjatë muajit korrik gjatë monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, janë bllokuar 81 mjete lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme dhe në cenim të sigurisë së pushuesve.

Policia bën thirrje për zbatimin e legjislacionit si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë shkelje të tilla në funksion të sigurisë së pushuesve.

Përgjatë vijës bregdetare nga Ksamili në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 15 mjete lundruese, të cilat u kapën në shkelje të ndryshme. Një drejtues skafi është ndëshkuar me dy gjoba pasi rrezikoi jetën e turistëve në Ksamil të Sarandës, teksa shkeli perimetrin e lundrimit.

Nga kontrollet e kryera, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Policia Kufitare ka konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese.

Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 mijë lekë të rinj.

Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 mijë lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit.

Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në Port Sarandë.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Ksamil, rrezikoi jetën e pushuesve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet drejtuesi

Ksamil, bllokohet skafi, drejtuesi është gjobitur edhe për mungesën e dokumenteve të nevojshme

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Policia monitoron bregdetin! Bllokohen 14 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë, gjobiten drejtuesit e tyre

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 14 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë. Konkretisht janë bllokuar 5 Jet Ski, 6 skaf, 3 gomone, pasi u gjetën në shkelje, ndwrsa drejtuesit e tyre u gjobitën me shuma nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.

"Nga Ksamili në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 14 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara janw  5 Jet Ski, 3 gomone dhe 6 skafe. 6 mjete lundruese, nga të cilat 2 Jet Ski, 3 gomone dhe 1 skaf, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Jalë dhe Vlorë. Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë të rinj, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve.

Drejtuesi i 1 mjeti lundrues skaf është ndëshkuar me masën 200 000 lekë të rinj, ndërsa drejtuesi i 1 tjetër mjeti lundrues skaf është ndëshkuar me masën 80 000 lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë dhe transport të qytetarëve mbi kapacitetin e lejuar. 6 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski dhe 3 skafe, u bllokuan dhe secili nga pronarët e mjeteve lundruese u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni. 

Po si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, vetëm gjatë muajit korrik, ka bllokuar 81 mjete lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme dhe në cenim të sigurisë së plazhistëve, si dhe ka ndëshkuar pronarët e tyre, me masa administrative, sipas ligjit, për shkeljet e konstatuara.

Nga këto, 7 masa administrative janë vendosur në bazë të ligjit Nr. 43 të vitit 2020 “Për turizimin detar”, neni 24, germa ç “Ushtrimi i veprimtarisë së operatorit detar të turizimit pa licencë, certifikatën përkatëse sipas nenit 5 të këtij ligji”, me vlerë totale 700 000 lekë.

Sqarojmë se bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe në bashkëpunim me institucionet Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit Tiranë, jane ushtruar kontrolle për operatoret të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe nuk disponojnë certifikimin përkatës të mësipërm si operator i turizmit detar, pasi ata nuk duhet të lejohen nga strukturat e Policisë Kufitare të ushtrojë veprimtari pa përmbushur detyrimet ligjore, duke bërë në këtë mënyrë dhe ndarjen me qytetarët që kanë një mjet lundrues për përdorim personal për qëllime turizmi dhe që lejohet të lundrojnë në zonën ujore, por pa prekur zonën e notimit.

Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre subjekteve, Policia Kufitare dhe Migracionit ka marrë kontakt me pronarët dhe administratorët, të cilëve iu është sqaruar kuadri ligjor që rregullon zhvillimin e aktivitetit të turizimit detar. Policia Kufitare dhe Migracionit është e vendosur për të kontrolluar subjektet që ushtrojnë aktivitetin në hapësirën detare, për të transportuar pushues/turistë në vendet e atraksionet turistike detare, si dhe për të ndëshkuar subjektet që nuk janë certifikuar si operatorë turistik detar, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe në përmbushje të detyrës së saj nuk do të stepet nga presionet në forma të ndryshme të pronarëve të mjeteve lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë ndëshkuar sipas ligjit.

Sjellim në vëmendje për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, ftojmë qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit",njofton policia. 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saranda: 30/07/2023 11:50

    Rrezikon jeten e pushesve… duke shkelur rregullat e qarkullimit, mungese dokumentacioni…Vetem gjobe dhe bllokim mjeti…??! Duhet te kete qene polic ose kondrabandist droge..ndryshe ska si shpjegohet…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja