TIRANË - Policia e kryeqytetit po procedon penalisht djalin e deputetit të LSI-së Spartak Brahos. Sipas policisë, bëhet me dije se Arbër Braho 33 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë rrugore. Po sipas të njëjtave burime thuhet, se Braho mbrëmjen e 8 majit djali i deputetit duke drejtuar mjetin tip “Hundai”, me targë AA 385 JM, ka shkelur me të kuqe dy semaforë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku më pas është arritur të ndalohet nga patrulla e policisë rrugore tek kryqëzimi pranë kryeministrisë.
Urdhrin e efektivave blu që t’i nënshtrohej testit të alkolit “Drager”, Arbër Braho e ka refuzuar me forcë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ndalimit. Menjëherë pas publikimit të lajmit për procedimin penal që policia ka nisur ndaj tij, ka reaguar edhe Arbër Braho.
Ai mohon të jetë proceduar penalisht dhe ka kërkuar ballafaqim me punonjësin e policisë. Gjithashtu, Arbër Braho deklaron se nuk ka shkelur rregullat e qarkullimit, madje ai shkon më tej duke u shprehur se nëse nuk i faktohen shkeljet do të kërkojë ndjekje penale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com