KORÇË- Teksa puna për “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Pogradecit ka arrestuar 45-vjeçarin A.B, pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Dhuna në familje".
Një ditë më parë, Policia Rrugore e Korçës, ka vënë në pranga 30-vjeçarin A.K, i coli teksa po drejtonte automjetin e tij tip “Benz” u përplas me motorin tip “Piaggio”, pa targa me drejtues 77-vjeçarin A.Sh, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.