Skandali në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama: Spektakël i pështirë! Shembull skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti dhe zonja e parë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shkeljen e masave anti-COVID nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku. Për Ramën, e gjitha ishte një spektakël i pështirë dhe sipas tij Meta e Kryemadhi dhanë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit.

"Masat si  vendos unë por Komiteti Teknik. As nuk monitoroj masat se ka institucione. Më duket e pamundur ti jap përgjigje pyetjes si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja të shihte askush shembullin më skandaloz të shekljes së ligjit nga preisdenti zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre. Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma deri te ceremoninë e dhimbshme mortore.

Na shfaqen në një spektakël të pështirë jo vetëm të karshillëkut por edhe për shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq skam parë kaq kam parë. Ska asnjë aktivitet tjetër as politik përfshirë dhe ata elektoralet që mund të diskutohen me një rëndësi që vë në diskutim shëndetin. Na duhet të reduktojmë aktivitetet me pjesmarrjen e më shumë personave", tha Rama.

Pas festës, Bes Kallaku, edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, mes të cilëve presidenti Meta dhe Kryemadhi, janë gjobitur nga policia për grumbullim dhe "valle" në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluara me akt normativ të qeverisë. Për këtë ngjarje policia gjithashtu ka gjobitur me 1 mln lekë të reja pronarin e lokalit, dhe ka pezulluar nga detyra 6 efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit, sakaq ka nisur ndaj tyre ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Vetë Meta, i ka konsideruar gjobat si marrëzi dhe lojëra pasi sipas tij ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie. Ndërkohë, për këtë skandal ka shkruar edhe një prej mediave më të rëndësishme në Greqi.  Protothema ka bërë një shkrim të gjatë ku pasqyron edhe gjobitjen ndaj Metës dhe kryetares së LSI.


Lajmi kryesor:

Rama: Do marrim nga të gjitha vaksinat anti-COVID që janë në treg! Po u ndryshohet diagnoza viktimave me COVID? E turpshme, kujt do i shërbente?


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion