KORCE- Ish-drejtori dhe 6 nëpunës të Zyrës Vendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Korçë janë paditur në Prokurori ditën e sotme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre. Sipas KLSH shtatë zyrtarët kanë kryer një sërë shkeljesh në drejtim të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
 
Gjatë auditimit në ZVRPP Korçë ka rezultuar se këta persona kanë lëshuar certifikata pronësie për subjekte të cilët nuk kanë pasur asnjë titull pronësie.

Nga kontrollet e kryera janë konstatuar 11 raste abuzimi. Një nga keto raste është shënuar në fshatin turistik të Voskopojës, ku personat e mësipërm sipas KLSH-së kanë dhënë kundër ligjit 1960 metra katror truall në favor të disa subjekteve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)