Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale 16 nëpunës dhe ish nëpunës së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Berat. Sipas KLSH, nëpunësit në fjalë kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa përcaktuar në Ligj, dhe kanë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe tokë arë në kundërshtim me ligjin 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale një regjsitrues, dy ish regjistrues si dhe 13 specialistë të zyrës hipotekave Berat. Sipas KLSH, nëpunësit në fjalë Kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa përcaktuar në Ligj, duke lëshuar çertifikata mbi këto pasuri. Kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe tokë arë, pa patur aktin e marrjes së tokës në pronësi. 

KLSH thotë se ka konstatuar që Në 20 raste, janë kryer veprime tjetërsimi nëpërmjet transaksioneve mbi këto pasuri, si pjesëtim pasurie, bashkim pasurie, pa patur dokumentacionin ligjor për regjistrimin e pasurive.

Në 27 raste janë regjistruar pasuri të cilat nuk janë përfituar me Ligjin nr. 7501. Në 5 raste janë regjistruar më tepër 9756 m2 ullishte se sa përcakton ligji. Në 21 raste janë regjistruar pasuritë me mangësi në dokumentacion si mungesa e vulave, apo nënshkrimeve nga Kryetari i Komisionit të Tokës në fshat. Në 1 rast është bërë pa patur akt pronësie, regjistrimi i pasurisë truall me sipërfaqe 951 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 180 m2.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com