DIVJAKË- Gjashtë zyrtarë të Bashkisë Divjakë janë marrë të pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendër, ndërsa dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Të pandehur janë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.
Ndaj tyre është komunikuar akuza “shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”. Sipas informacioneve, hetimi lidhet me 3 procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale rreth 1 milionë euro.
Hetimi ka nisur si vijim i një fraksioni të një dosjeje tjetër, ndërsa tashmë në GJKKO pritet të caktohet me short gjyqtari i seancës paraprake, që do të vendosë nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.
Komente











