Në më pak se shtatë muaj 450 shoferë kanë fituar në Gjykatën Administrative të Tiranës të drejtën për të rimarrë patentën e hequr nga policia rrugore pasi janë kapur me shkelje. Report Tv ka mësuar se një ndërsa shkaqet që komisariati i Policisë Rrugore ka humbur gjyqet administrative përballë qytetarëve ka qenë pamundësia për të faktuar shkeljet si në rastet e shkeljes së semaforëve apo kundravajtieve kur ka munguar sinjalistika rrugore.

Por si kanë përfunduar këto ankime në gjykatë?
Pas gjovave që varjojnë nga 5000 deri në 15000 lekë qytetarëve u është hequr edhe leja e drejtimit si edhe pikët.Ata kanë ankimuar këto vendime pranë OASH, organit administrativ nga ku sërish kanë mbetur në fuqi masat ndëshkuese. Me vendimin e OASH ata janë paraqitur në gjykatë ku kanë kërkuar tërheqien e patentave dhe rikthimin e pikëve. Ndërkohë pas këtij fenomeni ku shoferët abuzues janë rikthyer sërish në rrugë por këtë herë me vendim gjykate Policia Rrugore i është drejtuar apelit administrativ ku ka kërkuar lënien në fuqi të shkeljeve të konstatuara.