Shkelmoi fëmijët sirianë në kufi me
Serbinë, operatorja para drejtësisë

Shkelmoi fëmijët sirianë në kufi me<br />Serbinë, operatorja para drejtësisë
Të gjithë i mbajmë mend çastet kur një operatore goditi me shkelma dhe tentoi të rrezojë emigrantët në afërsi të kufirit jugor me Serbinë.

Prokurorët hungarez kanë ngritur aktakuzë ndaj operatores për ngjarjen që ndodhi shtatorin e vitit të kaluar.

Sipas prokurorëve, Petra Laszlo akuzohet për “shkelje të paqes”, duke shtuar se nuk ka pasur dëshmi se veprimi i saj ka qenë i motivuar nga urrejtja racore.

Ngjarja e cila bëri jehonë në mediat botërore dhe që u kritikua shumë në rrjetët sociale, pasoi me vendimin e televizioni N1TV për të larguar menjëherë nga puna operatoren.

 Në video shfaqej Laszlo teksa godiste me shkelma një vajzë të vogël dhe një djalë dhe më pas tentoi që të rrëzonte një burrë, i cili kishte në duar një fëmijë.

Operatorja e justifikoi veprimin e saj me panikun që e kishte kapur, kur emigrantët shpërthyen kordonin e policisë dhe u mbrojt duke thënë se ishte ndjerë se po e sulmonin.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri