Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)

Është mbajtur këtë fundjavë në Elbasan Arena Kupa e Republikës në Atletikë ku shkëlqyen sportistët Endri Rakaj dhe Luiza Gega. 23-vjeçari mori 986 pikë olimpike me rezultatin 7.30m në kërcim së gjati, ndërsa garoi dhe në disiplinën 100m, duke e mbyllur me kohën 10.99. Për rrjedhojë shkodrani u shpall kampion duke përmirësuar edhe kohën e tij, ndërsa Luiza Gega mori 1088 pikë me rezultatin 4.15.1 në dsiplinën 1500m. Atletja mori njëkohësisht vendin e parë edhe në disiplinën e 5000m.

“Gjithmonë vij për të bërë një stërvitje të mirë sepse duhet të vij në formë për garat ndërkombëtare që nisin javën që vjen kur do kemi garën e parë ndërkombëtare për këtë sezon, Ballkaniada në Izmir të Turqisë. Më 7 qershor më pas do jetë kampionati europian, që është edhe më i rëndësishëm. Pastaj foksuimi për Lojërat Olimpike me 1 gusht,”-u shpreh Luiza Gega, atlete.

Presidenti i federatës shqiptare të atletikës prioritet në këtë garë të parë verore kishte masivitetin.

“12 klube pjesmarrëse me afërsisht 170-180 atletë pjesmarrës. Sportistët më të mirë me klubet do jenë pjesë e ekipit kombëtar në ballkanikun e Izmirit pas një jave. Ne do shkojmë me sportistët më të mirë,”-tha Taulant Stërmasi, president i federatës së atletikës.

Në Kupën e Republikës në Atletikë për vajza shkëlqyen ekipet e Tiranës, Skënderbeut dhe Partizanit, ndërsa për djem Vllaznia dhe Skënderbeu.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’