I etiketuar si futbollisti musliman nga Europa i San Jose Earthquakes, mesfushori i avancuar i kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka ka debutuar me gol në aventurën e tij të re në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që tashmë udhëhiqen nga një president i ri, mbi të gjitha shumë i bujshëm në deklaratat e tij për bllokadën ndaj muslimanëve.
Demagogji të cilat nuk kanë frikësuar aspak Hykën në këtë fillim eksperience, përkundrazi, e kanë motivuar atë që të bëjë për vete sa më parë të gjithë tifozërinë e klubit të tij ri. Hyka ka realizuar në fitoren 4-1 që ekipi i tij, San Jose Earthquakes regjistroi në miqësore ndaj Sacramento Republic FC.
“Pavarësisht nëse je musliman, katolik apo hebre, unë e dija që nga fillimi se nuk do të kisha asnjë problem për këtë fakt” - ishin fjalët e tij, teksa në prezantimin e tij të parë me mediat, Hyka u shpreh në lidhje me disa çështje. Sipas tij, edhe futbolli shqiptar, njëlloj si ai në Amerikë po rritet e zhvillohet.
“Vitin e kaluar ne arritëm të kualifikoheshim për në finalet e Kampionatit Europian. Ne do të përmirësohemi pasi shumë futbollistë të talentuar po luajnë në Europë apo edhe në MLS. Është pak a shumë si futbolli ballkanas në Serbi, Greqi dhe Turqi.
Kultura jonë është italiane. Mbi përgjegjësinë e veçantë për të shfaqur më të mirën e Shqipërisë është shumë e rëndësishme të tregosh pak edhe nga cilësia e futbollit të Shqipërisë, por fillimisht unë dua të ndihmoj San Jose”- ishin fjalët e mesfushorit të kombëtares shqiptare.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com