Luiza Gega, ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Atletikës, që u mbajt dje në Doha të Katarit.

Ajo theu rekordin e kohës  në garën e 3000 metrave me pengesa, duke vrapuar  për 9 minuta  e 28 sekonda.

 Ajo kaloi për në  finalen e botërorit të atletikës,që do të mbahet më 30 shtator.

 Gega ka bërë histori në fushën e sportit shqiptar, duke u bërë e para që merr pjesë në një kampionat të tillë.