Shumë djem dhe vajza shqiptare kanë përveshur mëngët dhe janë të bindur që e vetmja rrugë drejt përmirësimit është puna dhe shkëlqimi i çdo pasurie që na kanë lënë me sakrifica të parët tanë. Kështu, Lulzim Hupi nga Bulqiza me një punë të jashtëzakonshme ka kthyer Kullën Hupi si në një destinacion shumë tërheqës për turizmin malor të zonës.
Gur më gur, çdo cep i kësaj ndërtese qindravjeçare, është kthyer sot në një vend që nuk mund të humbet për këdo dëshiron të njohë këtë zonë të pasur të Shqipërisë. Rruga e Arbërit do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme, edhe pse ende pa mbaruar, shqiptarët po zbulojnë dalë nga dalë se ç’bukuri të jashtëzakonshme të natyrës, por dhe të historisë ruhen në këtë anë të Shqipërisë, deri dje e paprekur dhe e paeksploruar as nga vetë shqiptarët.
Kulla, kjo ndërtesë e veçantë prej guri, është shndërruar në një shtëpi mikëpritëse, ku veç ushqimit tradicional, të zotët ofrojnë edhe eskursione në vende malore të një bukurie të rrallë. Nën shembullin e Kullës Hupi, apo kullave të Tropojës, Vermoshit etj, të tjera të ngjashme mund të “ngrenë kryet” e të shërbejnë si mikëpritëse të rralla edhe të turistëve të huaj. Shumë prej tyre kanë trokitur dhe kanë shijuar eksperiencën e veçantë të fjetjes në një kullë, por sa më shumë dyer të tilla të hapen, aq më shumë mundësi punësimi dhe përmirësimi për ekonominë e këtyre zonave të thella të Shqipërisë autentike.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor, 07:52
-
Hotelet, 2 çadra për 1 dhomë! Leje plazhi vetëm bizneseve me NIPT e pa detyrime tatimore
24 Tetor, 17:33
-
“Hallet e vjetra” bashkojnë të majtë e të djathtë, kryebashkiakët: Plehrat e ujëra të zeza ‘sfidë’ për turizmin
25 Shtator, 15:57
-
Corriere Della Sera: Shqipëria, vera e rritjes së çmimeve, deri në 90%! Por numri i turistëve është ende i lartë
15 Shtator, 21:27
-
Shtatori nis me fluks turistësh në bregdetin e Vlorës! Italianët ‘besnikë’: Plazhe shumë të bukura
8 Shtator, 08:33
-
Media italiane 'TTi Viaggi': Gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin Shqipërinë për pushime
7 Shtator, 07:58
-
Shqipëria, rekord për rritjen e netë qëndrimeve! Kemi ecurinë më të mirë, sipas shifrave të EUROSTAT
4 Shtator, 14:03
-
Shqipëria rritje me 200% të numrit të pasagjerëve në Rinas për korrikun krahasuar me 2019! Ironizon Rama: Pasqyrë e 'boshatisjes' nga turistët
3 Shtator, 10:13
-
Skënder Minxhozi: Shqipëria dhe sezoni i saj turistik laraman
3 Shtator, 09:28
-
Media italiane “Gaeta.it”: Vizitoni Shqipërinë – perlën e fshehur në Gadishullin Ballkanik
2 Shtator, 15:37
-
Rinasi regjistron një tjetër rekord, mbi 1,2 mln pasagjerë në Gusht dhe 7,2 mln për tetë muaj, ose dyfishi i 2023! Rama u përgjigjet kritikëve
2 Shtator, 15:10
-
‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore (VIDEO+FOTO)
31 Gusht, 08:56