Shkëlzen Berisha: Balla shërbyes
i Ramës, përballemi në Gjykatë

Shkëlzen Berisha: Balla shërbyes <br />i Ramës, përballemi në Gjykatë
TIRANE - Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit Sali Berisha reagoi sot për akuzat e deputetit të Partisë Socialiste në lidhje me privatizimin e HEC-ve të vendit. Në një deklaratë për mediat, Shkëlzen Berisha shprehet se Taulant Balla duke i shërbyer Edi Ramës nxjerr në media mashtrime. "Eshtë shpifje fakti që kam qenë pjesë e kompanisë që fitoi tenderin për HEC-et"- thotë Shkëlzen Berisha.

Djali i Kryeministrit sqaron se nuk ka dhënë kurrë konsulencë apo asistencë juridike për kompani që marrin pjese në gara publike, duke theksuar se ndaj kësaj shpifjeje do të depozitohet padi në gjykatë.

“Përsëri sot Edi Rama i shërbyer nga Tualant Balla nxori në tregun e mediave mashtrimin e radhës për publikun, duke deklaruar se unë jam konsulenti i njërës prej kompanive që kanë marrë pjesë në tenderin e hidrocentraleve dhe pikërisht asaj që ka fituar tenderin. I bëj me dije opinionit se kjo është fund e krye një shpifje e ulët dhe se unë nuk kam dhënë kurrë dhe në asnjë rast konsulencë apo asistencë juridike për kompani që marrin pjesë në prokurime apo gara publike. Ndaj kësaj shpifje do të depozitohet padi në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Më tej, Shkëlzen Berisha i kërkonr Edi Ramës që të bindë deputetin Balla të mos frikësohet por të përballet me procesin gjyqësor.

“I kërkoj gjithashtu z. Rama që autoritetin me të cilin detyron përditë z. Balla të shpifë, ta përdorë për ta bindur atë të mos i shmanget si frikacak procesit gjyqësor që ka nisur ndaj tij për shpifje në Gjykatën e Tiranës”, thuhet në njoftimin për media.

DEKLARATA E PLOTE E SHKELZEN BERISHES
“Perseri sot Edi Rama i sherbyer nga Tualant Balla nxori ne tregun e mediave mashtrimin e radhes per publikun duke deklaruar se une jam konsulenti i njeres prej kompanive qe kane marre pjese ne tenderin e hidrocentraleve dhe pikerisht asaj qe ka fituar tenderin. I bej me dije opinionit se kjo eshte fund e krye nje shpifje e ulet dhe se une nuk kam dhene kurre dhe ne asnje rast konsulence apo asistence juridike per kompani qe marrin pjese ne prokurime apo gara publike ! Ndaj kesaj shpifje do te depozitohet padi ne gjykate !

Deshiroj t'i kujtoj publikut qe ishte po Edi Rama dhe shpifesit e tij qe jo shume kohe me pare i serviren qytetareve mashtrimin se Shkelzen Berisha kishte fituar tendera publike. Mashtrim qe zgjati vetem disa ore pasi biznesmeni i nderuar qe kishte rastisur te kishte te njejtin emer me mua doli para mediave dhe deklaroi se ishte i biri i Abdullait i lindur 25 vjet para meje.

Detyrimi im ligjor ne emer te transparences eshte te depozitoj cdo vit deklarimin tim te pasurise ne ILDKP i cili verifikohet dhe kontrollohet nga ky institucion qe nder te tjera percakton nese eshte vene ose jo ne konflikt interesi. Keto dite ILDKP , institucion i pavarur, i dha pergjigje publike shpifesve Rama - Balla duke certifikuar pas kontrollit, korrektesine dhe mungesen e konfliktit te interesit ne aktivitetin tim privat. Pervec kesaj une kam celur padi gjyqesore duke i mundesuar z.Rama dhe shpifesit te tij te paguar te provojne mashtrimet e tyre para institucioneve te drejtesise.

E ftoj Edi Ramen te mos inkriminoje dhe denigroje bashkepunetoret e tij me shpifje por t'u shpjegoje qytetareve si ka mundesi qe pasi ka betonizuar gjithe Tiranen, pasi eshte akuzuar publikisht me emer se ka kerkuar miliona euro per leje ndertimi, pasi njihet rendom si Mister 20% , deklaron se ka vetem 3 mije euro kursime jete dhe si i pastrehe strehohet ne shtepite e shokeve dhe te mamit.

I kerkoj gjithashtu z.Rama qe autoritetin me te cilin detyron perdite z. Balla te shpife, ta perdore per ta bindur ate te mos i shmanget si frikacak procesit gjyqesor qe ka nisur ndaj tij per shpifje ne Gjykaten e Tiranes. Shkelzen Berisha”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë