Shkëlzen Doli, koncert në Tiranë
 me perlat e muzikës popullore

Shkëlzen Doli, koncert në Tiranë<br /> me perlat e muzikës popullore
“Ëndrra ime e fëmijërisë po bëhet realitet, koncert me ansamblin shtetëror të Shqipërisë”. Me këto fjalë e lajmëron në Facebook një koncert të afërm në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, violinisti me famë botërore Shkëlzen Doli.
 
Koncerti do të mbahet më 4 qershor në orën 18.00 në Teatrin e Operës. “I ftoj të gjithë adhuruesit e muzikës së mirëfilltë shqiptare në këtë festë të bukur”- shprehet i emocionuar violinisti shqiptar, i cili prej vitesh performon në skenat e e Vjenës, Parisit, Spanjës e vende të tjera të botës.
 
Për Shkëlzen Dolin muzika popullore, arti i popullit të tij mbetet një burim frymëzimi e pasioni. Nga zemra e artistit, tek telat e violinës, tingëllon natyrshëm muzika e të gjitha trevave shqiptare.
 
Janë po këta tinguj me të cilët violinist i shquar shqiptar Shkëlzen Doli ka mahnitur publikun vjenez më 1 janar 2015 me interpretimin e muzikës shqiptare me orkestrën e Filarmonisë së Vjenës.
 
Në koncertin me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Shkëlzen Doli do të interpretojë “Perlat e muzikës popullore”, premierë absolute në TKOBAP, përpunuar për violinë dhe orkestër nga Gerti Druga.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Përmbyllet procesi i rindërtimit në Krujë, Rama inspekton lagjen më të re: Shtëpi më të forta dhe falas! Dorëzohen çelësat për 336 apartamente

Përmbyllet procesi i rindërtimit në Krujë, Rama inspekton lagjen më të re: Shtëpi më të forta dhe falas! Dorëzohen çelësat për 336 apartamente