Shkëlzen Gashi: Refuzova miliona
për të qenë pjesë e MLS

Shkëlzen Gashi: Refuzova miliona<br />për të qenë pjesë e MLS
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, në një intervistë të dhënë për mediat zvicerane tregon se ka refuzuar oferta shumë të mira për të qenë pjesë e Major League Soccer.

“Kam lënë pas një vit fantastik, kam fituar disa çmime dhe kam mundur të ndihmojë skuadrën me paraqitjet e mija në fushë”, është shprehur 28-vjeçari.

Gashi gjithashtu ka thënë se zgjedhja për të luajtur në Amerikë ka qenë për arsyen se donte të përjetonte diçka ndryshe.

“Kam patur oferta nga Seria A dhe Bundesliga, por kur më erdhi oferta nga Colorado nuk u mendova gjatë dhe e pranova se dëshiroja një eksperiencë ndryshe”, është shprehur sulmuesi shqiptar.

Gashi gjithashtu ka zbuluar se zgjedhjen për të luajtur në Amerikë nuk e ka bërë në bazë të përfitimeve ekonomike duke u shprehur se nëse do të kishte bërë një zgjedhje të tillë, do të zgjidhte një skuadër në Dubai ose Kinë.

28-vjeçari ka arritur të shënojë 10 gola në 30 paraqitje me skuadrën e Colorado, ku ka fituar edhe disa çmime individuale, por ai shprehet se maksimumi për të në vitin 2016 ishte pjesëmarrja në kampionatin evropian me fanellën e Shqipërisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar