Shkëlzen Gashi shënon tjetër gol
shmang humbjen e Colorado Rapids

Shkëlzen Gashi shënon tjetër gol<br />shmang humbjen e Colorado Rapids
Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Shkëlzen Gashi ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e tij, Colorado Rapids, në kampionatin Amerikan të Futbollit. Sulmuesi po kalon një formë të shkëlqyer, duke u shndërruar në lojtarin kyç për Colorado-n këtë sezon. 

Gashi gjeti rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Dinamo Hjustonit e mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, ndeshje kjo e luajtur në fushën e Colorado-s. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Endrju Venger, në minutën e 20-të. Ndërsa vendasit u përgjigjën në minutën e 67-të, kur sulmuesi kuqezi barazoi rezultatin. 

Në sezonin e tij të parë në kampionatin amerikan, Gashi ka gjetur rrugën e rrjetës 9 herë, ndërsa ka dhënë edhe katër asiste. Me këtë rezultat, Colorado Rapids e mbyll Konferencën e Perëndimit në vendin e dytë me 58 pikë, dy më pak se Dallasi. Ekipi i Gashit kualifikohet automatikisht në çerekfinale të sistemit me eliminim, ku do të përballet me fituesin e çiftit Siatëll Saunders – Sporting Kansas City.

Forma e mirë e Shkëlzen Gashit është një garanci për ofensivën e kombëtares shqiptare. Shqipëria do të ndeshet me Izraelin në 12 nëntor në "Loro Boriçi" në kuadër të kualifikuese për në Kupën e Botës, "Rusi 2018" dhe forma e shkëlqyer e sulmuesit nga Vushtria padyshim që do të jetë një ndihmë e madhe për repartin e sulmit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara