Shkëlzeni: Taulant Balla ka
frikë të ballafaqohet në gjykatë

TIRANË - Ka dalë prej heshtjes i biri i kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzeni, duke bërë sot një deklaratë publike, anti -Taulant Balla:

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Rama nxori shpifësin e tij, Balla për të bërë të kundërtën e asaj që u zotua se nuk do të bënte në Ditën Ndërkombëtare të Nënës; përbaltjen e familjes së kundërshtarit politik”, e ka nisur deklaratën Shkëlzen Berisha kundër deputetit socialist, paditësit të shpeshtë ndaj pasurive të tij.

Ai më tej ka kujtuar se Taulant Balla ka një historik të gjatë në marrjen përsipër të fajeve për Edi Ramën. Se është shpallur fajtor për shpifje dhe është urdhëruar të kërkojë falje publike nga gjykata para dy ditësh për deklaratat e tij lidhur me gënjeshtra të tjera, që nuk është i aftë t'i provojë.

“Tani që flasim, z. Balla është duke anashkaluar nga frika ballafaqimin me më shumë se një duzinë familjesh, të cilët i ofendoi para 6 muajsh”, ka thënë Shkëlzen Berisha.

Ai ka shtuar se Balla ka frikë të ballafaqohet në gjykatë me këto familje dhe e ka shtyrë gjyqin 7 herë në këto 5 muaj, ç’ka është një rekord i veçantë për çështjet civile. "Z. Balla duhet të fokusohet më shumë në çështjet gjyqësore ekzistuese, sesa të fillojë çështje të reja", ka përfunduar deklaratën i biri i kryeministrit.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë