TIRANE- Qeveria do të hartojë një ligj të ri për decentralizimin, ku pritet tu japë më shumë kompentenca 61 kryebashkiakëve të rinj. Artan Shkëmbi Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, sqaron disa nga kompentencat që pritet tu jepen kryetarëve të bashkive, duke filluar nga shërbimi i zjarrfikës deri tek ndihma ekonomike. “Proçesi i bashkimit sapo ka filluar. Tani fillon puna për bashkimin real të bashkive dhe po punohet për të realizuar këtë procss.
Duke ditur pamundësinë e realizimit të këtij procesi në mënyrë individuale për çdo bashki, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore ka filluar punën prej kohësh për këtë çështje”, tha Shkëmbi. Po duke u nisur nga fakti se pushteti vendor do të organizohet në 61 bashki, është vendosur që projekti fillimisht të aplikohet në dy Bashki e më pas të shtrihet në të gjtihë vendin.
/Shqiptarja.com