Shkëmbim zjarri me policinë, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes! Autorët e armatosur tentuan të grabisin një banesë

 

Një shkëmbim zjarri ka pasur mes policisë dhe disa autorëve të cilët kanë tentuar të vjedhin me armë një banesë në Prush të Tiranës. Dyshohet se 3 ose 4 autorë kanë marrë pjesë në këtë tentativë grabitjeje, por që është parandaluar pasi policia është njoftuar në kohë.

Ata janë larguar me një mjet tip Audi me targa të vjedhura dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet forca të shumta policie janë në terren, ndërsa të tjerë janë vënë në djekje të autorëve që kanë ikur në drejtim të Liqenit të Thatë.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ ‘Jemi policë’, 3 autorë të armatosur tentojnë të grabisin një banesë në Prush! Shkëmbim zjarri me efektivët! Largohen drejt Liqenit të Thatë me ‘Audi’ me targa të vjedhura


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor