Dy Koretë shkëmbyen të shtëna në zonën e çmilitarizuar (DMZ) ndërkoreane, njoftoi ministri koreanojugor i Mbrojtjes.
Bëhet fjalë për incidentin e dyt të kësaj natyre në më pakë se një muaj përgjatë kufirit tokësor mes dy vendeve rivale. Nuk ka pasur asnjë viktimë.
Sipas një përgjegjësi të ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes, këto goditje ndodhën kur roja kufitare koreanojugore vuri re një patrullë ushtarake koreanoveriore që kishte hyrë në thellësi të zonës së çmilitarizuar dhe po i afrohej kufirit.
"Fillimisht u lëshuan paralajmërime orale me autopalant më pas disa të shtëna paralajmëruese", sipas këtij përgjegjësi. "Trupat koreanoveriore hapën më pas zjarr drejt ushtarëve tanë të cilët u përgjigjën", vazhdoi ai.
Pavarësisht emërtimit të saj, zona e çmilitarizuar me shumë mundësi është kufiri më i militarizuar në botë. Bëhet fjalë për një rrip toke prej katër kilometrash të gjerë dhe 248 kilometra të gjatë, të rrethuar nga barriera elektrike, fusha të minuara dhe mure antitank.
Më 10 tetor, ushtritë e dy vendeve shkëmbyen të shtëna me mitrollozë nga të dyja anët e kufirit tokësor kur ushtarët koreanoveriorë filluan të godasin disa balona që transportonin trakte kundër Penianit./ATSH/
/Shqiptarja.com