Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë kësaj periudhe llogariten 1.321 milionë lekë me një rritje prej 1.168 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, gjatë janarit të vitit 2014 eksportet arritën në 153 milionë lekë. Nga Turqia, Shqipëria ka eksportuar kryesisht materiale ndërtimi dhe metale, por edhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.
Të dhënat tregojnë se Turqia ka qenë një treg i rëndësishëm për importimin e mallrave të ndryshme drejt Shqipërisë. Gjatë janarit të vitit 2015 nga Turqia u importuan 2.814 milionë lekë mallra. Ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2014 u importuan 2.439 milionë lekë mallra. Nga Turqia, Shqipëria ka importuar kryesisht tekstile dhe këpucë, si dhe produkte kimike dhe plastike.