Shkëmbimi i dytë i të burgosurve, Kiev: Kemi kthyer 86 ushtarë, do t’i sjellim të gjithë në shtëpi

Shkëmbimi i dytë i të burgosurve, Kiev: Kemi kthyer 86 ushtarë, do t’i sjellim të gjithë në shtëpi

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk njoftoi në Facebook se me urdhër të presidentit Zelensky është bërë shkëmbimi i dytë mes të burgosurëve ukrainas dhe rusë.

“Me urdhër të Presidentit Zelensky, sapo u bë shkëmbimi i dytë i të burgosurve me rusët. Kemi kthyer 86 ushtarë tanë, 15 prej tyre janë gra. Për të gjithë ata që janë ende të burgosur. Ne do të luftojmë për secilin prej jush. Do t'ju sjellim të gjithëve në shtëpi!”., shkruan ajo.


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë