Dhjetë persona janë gjetur të vdekur gjatë 2 javëve në Beachy Head në East Sussex, Britani të Madhe, ka konfirmuar policia, pas zbulimit të tre trupave të vdekur.
Sipas mediave britanike shkëmbinjtë britanikë në Beachy Head janë një rrezik jete për personat që qëndrojnë pranë tyre.
Mediat britanike kanë raportuar që trupat e 7 personave janë gjetur javën e shkuar, mes tyre një nënë me fëmijën e saj.
Tre burrat që u gjetën së fundmi, u gjetën ditën e hënë në rërë në fund të shkëmbinjëve. Fillimisht u gjet trupi i një burri rreth të 40-ve e më pas u gjetën edhe 2 trupa të tjerë. Sipas policisë nuk mendohet që personat të kishin njohje mes tyre.