Shkencëtarët e NASA kanë zbuluar për herë të parë një planet të ngjashëm me Tokën. 

Sipas shkencëtares Elisa Quintana, Kepler-186f është planeti i parë i zbuluar që ka përafërsisht përmasat e Tokës dhe gjendet në një distancë të përshtatshme nga Dielli i tij, çka bën të mendohet se në të ka jetë.

Ky planet, i cili ka ngjyrë të kuqe si Marsi, ndodhet rreth 500 vite dritë larg, në kostelacionin e qyajtur Cyngus.

Ai bën një rrotullim të plotë rreth Diellit të tij çdo 130 ditë dhe merr vetëm 1/3 e radiacionit që merr Toka nga Dielli .

Megjithatë shkencëtarët ende nuk dinë asgjë për atmosferën e Kepler-186f. ata do të përdorin teleskopët e fuqishëm për të marrë të dhëna rreth kimikateve, të cilët mund të kenë lidhje me jetën në planet.

Deri më sot, shkencëtarët e NASA kanë zbuluar rreth 1,800 planete përtej sistemit tonë diellor.

Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)