Shkencëtarët tani kanë arritur në një përfundim të ri përsa i përket moshës së Hënës. Sipas shkencëtarëve, hëna është rreth 4.4 - 4.45 miliardë vite e vjetër dhe jo sa ishte menduar më parë, 4.56 miliardë vite.
Pavarësisht se ajo është trupi më i afërt me Tokën, shkencëtarët nuk janë shumë të sigurt se kur apo si është formuar ajo saktësisht. Një teori thotë se Hëna u formua nga përplasja e një planeti me Tokën rreth 4.56 miliardë vite më parë.
Për pasojë, kjo përplasje e ndau Tokën në 2 pjesë të pabarabarta. Pjesa më e vogël që u formua nga përplasja u konsiderua si Hëna. Prej kohësh, shkencëtarët kanë studiuar dhe analizuar koren e Hënës për të llogaritur moshën e saktë të saj.
Ndërkohë, në Tokë studiuesit kanë gjetur shenja të një ngjarje të madhe që ka ndodhur rreth 4.45 miliardë vite më parë.
Nga këto rezultate, shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se përplasja katastrofike që ka formuara Hënën ka ndodhur 100 milionë vite më parë apo shumë më përpara. Të gjitha rezultatet e arritura u prezantuan në Londër në një takim të quajtur "Origjina e Hënës".
/Shqiptarja.com