Shkencëtarët britanikë: Spray nga hundët që zvogëlon mundësinë e infektimit me Covid

Shkencëtarët britanikë: Spray nga hundët që zvogëlon mundësinë e infektimit me Covid

Kërkimet britanike mbi një molekulë duket se kanë rezultate premtuese në luftën kundër koronavirusit. Sidoqoftë, studimet toksikologjike dhe testet njerëzore ende mungojnë për të verifikuar efektivitetin dhe çdo kundërindikacion

Rezultatet janë "premtuese", thonë studiuesit që tashmë e kanë testuar ilaçin te disa gjitarë mishngrënës

Nuk është vaksinë, por një molekulë e aftë të ndërveprojë me qelizat e pranishme në zgavrën e hundës dhe të aktivizojë sistemin imunitar. Ajo që synojnë shkencëtarët britanikë, është spray nga hunda të bllokojë infeksionin e koronavirusit

Përgjigjet imune të shkaktuara nga vaksinat përfshijnë gjenerimin e antitrupave dhe limfociteve T (të quajtura edhe qelizat T), përbërësit kryesorë të sistemit imunitar që sigurojnë mbrojtje ndaj viruseve të ndryshme, sepse ato janë në gjendje të zbulojnë dhe vrasin ‘agjentët’ apo qelizat e identifikuara si të huaja.

Roberto Solari, profesor në grupin e kërkimit të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes në Imperial College London dhe konsulent i kompanisë Australiane të bioteknologjisë Ena Respiratory u shpreh se spray nga hunda, përmes një substance të quajtur Inna-051 synon të gjenerojë një seri procesesh duke përfshirë çlirimin e proteinave të quajtura citokina, të cilat stimulojnë mekanizmat dhe parandalojnë që virusi të shtohet brenda qelizave njerëzore.

Inna-051, që është administruar deri tani te tre grupe me gjitarë mishngrënës ka rezultuar mjaftë e efektshme kundër Sars-Cov-2

5 ditë pas marrjes së spary sasia e ngarkesës virale ishte zvogëluar me 96%

Tani studimet toksikologjike dhe testet njerëzore janë të nevojshme për të verifikuar efektivitetin dhe kundërindikacionet e mundshme te njerëzit dhe sipas Solari-t,  spërkatja e hundës me Inna-051 mund të përdoret dy herë në javë si një masë parandaluese, nga grupet më të rrezikuara ndaj Covid.

"Shpresa është që ajo të zvogëlojë kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e simptomave dhe nëse numri i grimcave virale në hundë do rezultojë se do të zvogëlohet, shpresa është që edhe transmetimi të zvogëlohet".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër