Shkencëtarët gjejnë çelsin për shërimin e kancerit dhe jetëgjatësinë, sekreti fshihet tek peshkaqeni i bardhë

Shkencëtarët gjejnë çelsin për shërimin e kancerit dhe jetëgjatësinë, sekreti fshihet tek peshkaqeni i bardhë

Shkencëtarët janë shprehur entuziastë pasi thonë se kanë gjetur sekretin për të patur jetëgjatësi tek njerëzit si dhe janë drejt zbulimit të recetës për të luftuar kancerin.

Ata pohojnë  se çelësi i suksesit të tyre qëndron tek ADN-ja e peshkaqenit të bardhë. Ekspertët zbuluan se peshkaqeni përmban gjenome të veçantë që e mbrojnë nga kanceri dhe sëmundejt e tjera si dhe e ndihmojë të shërojë më shpejt plagët. Gjenomi përmban informacionin e nevojshëm të të gjithë organizmit. Ata shprehen se ky gjenom e ka ndihmuar ‘perandorin e detit’ të jetë rezistent ndaj sëmundejve të caktuara.

Dr Mahmood Shivji, drejtor i Qendrës së Kërkimit për Peshkaqenët në Fondacionin ‘Save The Seas Foundation’ në Universitetin Nova Southeastern në Florida, i cili bashkëudhëhoqi studimin, tha se peshkaqenët  përfaqësojnë një linjë të lashtë vertebrale, e cila ka qenë shumë e suksesshme në sensin e evoluimit.

Një nga gjërat kryesore që ekipi zbuloi gjatë studimit të peshkaqenit, është se ka një gjenom  50% më të madh se ai i njerëzve.

Gjithashtu mund të bëjë një numër të madh të ndryshimeve adaptive në gjenet që lidhen me riparimin e ADN-së, tolerancën e dëmtimit dhe përgjigjen ndaj traumave.

Ekipi beson se mungesa e këtyre gjeneve tek njerëzit i bën ata të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të moshës dhe kancerit. Mendohet se zbulimet mund të përdoren për të parë nëse njerëzit mund të bëjnë përfundimisht ndryshime të ngjashme gjenetike.

Dr Shivji shpjegoi: "Paqëndrueshmëria e gjeneve është një çështje shumë e rëndësishme në shumë sëmundje të rënda njerëzore. Tani ne gjejmë se natyra ka zhvilluar strategji të zgjuara për të ruajtur stabilitetin e gjenomeve në këto peshkaqenë me peshë të madhe dhe jetëgjatë. Ka ende shumë për t'u mësuar nga këto mrekulli evolucionare, duke përfshirë informacione që do të jenë të dobishme për të luftuar kancerin dhe sëmundjet që lidhen me moshën dhe për të përmirësuar trajtimet e shërimit të plagëve tek njerëzit, pasi zbulojmë se si këto kafshë e bëjnë këtë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albi: 19/02/2019 15:09

    Duhen konsultuar edhe me doktoreshen e shkencave Monika Kryemadhi per kete studim nese eshte dakort apo jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë