Shkencëtarët në garë për të gjetur një 'vaksinë universale' efektive kundër të gjitha varianteve të COVID-19

Shkencëtarët në garë për të gjetur një 'vaksinë universale' efektive kundër të gjitha varianteve të COVID-19

Në një kohë kur shkalla e përhapjes së varianteve të reja të COVID-19 po rritet ndjeshëm, tanimë  qëllimi i të gjithë shkencëtarëve është arritja e një vaksinë universale efikase kundër të gjitha llojeve.

Rreth 20 ekipe në të gjithë botën janë në fazat e hershme të zhvillimit të vaksinave që ofrojnë mbrojtje më të gjerë kundër një sërë koronavirusësh. Para pandemisë, studiuesit përpiqeshin të gjenin një vaksinë universale kundër gripit dhe provat e tyre para-klinike ishin premtuese.

Tanimë synimi është për të trajtuar COVID-19 në të njëjtën mënyrë.  Dallimi me vaksinat është pjesa e virusit që ata synojnë të godasin, vaksinat aktuale kërkojnë të shkaktojnë një përgjigje të antitrupave duke  sulmuar proteinën spike, e cila është në sipërfaqen e virusit. Vaksina universale nën zhvillim në një kompani bioteknike në Francë, synon proteinën nukleokapsid - e cila është brenda virusit dhe më pak e prirur për mutacione.

 "Ne kemi në shënjestër të një pjese brenda virusit, e cila nuk është e arritshme për antitrupat, kështu që ne trajnojmë sistemin imunitar për të zhvilluar një lloj tjetër të përgjigjes: një imunitet qelizor", thotë Delphine Guyon-Gellin menaxherja e projektit 'vaksina universale' .

Kompania shpreson të fillojë provat klinike për vaksinat universale kundër COVID-19 në një vit. Tani për tani, provat janë mbi kafshët.

Ka shumë laboratorë të tjerë që janë në kërkim të vaksinës universale. Në Shtetet e Bashkuara, Belgjikë dhe Kanada, një total prej dhjetë laboratorësh dhe universitetesh kanë filluar kërkimet.

Por a mundet kjo vaksinë potenciale të parashikojë të gjitha evolucionet e ardhshme të virusit?

Pascal Brandys, CEO i Phylex Biosciences thotë se askush nuk mund të bëjë parashikime afatgjata. "Ekziston një mundësi e një forme krejt të re të virusit. Por në lidhje me llojin aktual, duke përfshirë mutacionet më të rëndësishme, unë mendoj se është e mundur të zhvillohet një vaksinë universale që mund të jetë efikase për të paktën disa vjet "

Kjo është gara tjetër që është nisur në të gjithë botën: gara për një vaksinë universale. Problemi është se ka ende paqartësi në lidhje me efikasitetin e tyre të mundshëm dhe do të duhet kohë për zhvillimin e tyre - një proces që mund të zgjasë me vite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip