Shkencëtarët sjellin imazhin e Jezu
Krishtit...larg asaj që kemi parë /Foto

Shkencëtarët sjellin imazhin e Jezu<br />Krishtit...larg asaj që kemi parë /Foto
Disa shkencëtarë në Britaninë e Madhe të ndihmuar dhe nga arkeologë izrealitë kanë rikrijuar atë që besohet që është imazhi më i përafërt me Jezu Krishtin.

Duke aplikuar metoda të antropologjisë kriminale, shkencëtarët kanë risjellë një imazh që qëndron shumë larg imazheve që njohim deri më sot, të cilat janë përdorur në filma, në libra etj.

Krishti në botën europiane dhe perëndimore pitkurohet si një person fytyrëhollë, me flokë të gjatë, sy me ngjyrë, buzë të holla dhe me hundë të drejtë. Ndryshe nga apostujt që e rrethojnë e që paraqiten si më të shëndoshë.

Në vende të tjera, si në Amerikën Latine apo në vende arabe, Krishti paraqitet sipas rastit nga origjina e atyre zonave.


si ishte jezu krishti
( Foto e Jezu Krishtit sipas shkenctarëve )

Në proces ka marrë pjesë edhe Richard Neave nga universiteti i Manchesterit, i cili është i njohur për rikrijimin e pamjes së Filipit II të Maqedonisë dhe mbretit Midas të Frigisë.

Metodikisht është ndjekur një rrugë që ngjan se ecën pas hamendëismit: mendohet se Krishti ka patur fytyrë të ngjashme me semitët e Galilesë të kohës së vet.

Kështu që hapi i parë ishte studimi i kafkave nga zonat afër Jerusalemit. Me ndihmën e kompjuterëve u realizua një model tipik i zonës, duke gjeneruar më pas dhe tiparet e fytyrës.

Në përputhje me karakteristikat racore, shkencëtarët mendojnë se lëkura e tij ka qenë më e errët sesa e kemi të ngulitur në imagjinatën tonë nga artistët, pasi sipas Charles D. Hackett të Candler School of Theology në Atlanta, “imazhi i përftuar prej nesh ka natyrë instrumentale dhe i është përshtatur vlerave tona”.

Në fund është prodhuar ky imazh, që pretendohet se qëndron më pranë tipit semitik të kohës, për më shumë mund të shifni foton më poshtë dhe të gjykoni vetë.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot