Shkencëtarja shqiptare në Amerikë: Ja si mund të kurohen sëmundjet me anë të modifikimeve gjenetike në laborator

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte shkencëtarja dhe studiuesja që merret me gjenetikën, Esma Fera. Ajo ka lindur në vitin 2002 në fshatin Karaçevë në Kosovë. Që e vogël vajza kuptoi se ishte e apasionuar pas shkencës së gjenetikës, biologjisë dhe kodit gjenetik të njeriut, për të riparuar kështu strukturën e ADN-së. 

”Pasi përfundova shkollën e mesme në Kosovë, kuptova se prirjet e mia dhe infrastruktura në Kosovë nuk përkonin, kështu që vendosa të aplikoja për të ndjekur ëndrrën time në Shtetet e Bashkuara, ku dhe jetoj prej tre vitesh” e nis kështu intervistën Esma, duke shtuar se falë pasionit për shkëncën sot është pjesë e Universitetit të New Haven, ku studion për Biologji Molekulare dhe Qelizore.

Kalimi në sistemin arsimor amerikan i hapi vajzës së re një mundësi në rrugëtimin shkencor.

“Sipërmarrja ime e parë kërkimore përfshinte zbulimin e Parvovirusit B-19 në mostrat e zemrës së njeriut, duke tërhequr vëmendjen për potencialin novator. Kjo më hapi rrugën për të shfrytëzuar aftësitë e mia të biologjisë molekulare në një rol kërkimor në Shkollën e Mjekësisë Yale” shtoi ajo, ndërsa tha se aktualisht është në prag të publikimit të zbulimeve të saj të reja në fushën e gjenetikës.

E pyetur nga moderatorja për mundësinë e shërimit të sëmundjeve nëpërmjet ndërhyrjes genetike në qeliza, Esma përgjigjet:

“Po është e mundur, mund të këputet një gjen në atë segment të ADN-së që ka një problem dhe aty mund të eleminohet trashëgimia, kjo metodë po përdoret në biologjinë molekulare dhe unë e përdor në laboratorin tim” u shpreh Esma, duke shtuar se nëpërmjet kësaj metode, mundemi të ndalojmë mutacionet gjenetike të qelizave kancerogjene në trupin e një njeriu.

Përtej kërkimeve shkencore, ajo shfrytëzoi mundësinë për t’u praktikuar në AstraZeneca, një kompani prestigjioze bio-farmaceutike.

“Besimi im në fuqinë e shkencës ushqen dëshirën për të ndjekur një doktoraturë, me një vizion për përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimeve për pacientët me sëmundje të rralla dhe ata që vuajnë nga kanceri” tha shkencëtarja e re.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit