Shkëndija e Tetovës nuk njeh
rivalë, poker moldavëve të Dacia

Shkëndija e Tetovës nuk njeh<br />rivalë, poker moldavëve të Dacia
Ekipi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës nuk di të ndalet. Kësajë here ka mundur moldavët Dacia Chisinau me rezultatin 0 – 4 në transfertë.

Në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj moldavëve, tetovarët çojnë në 7 me 0 rezultatin e dy takimeve.

Në pjesën e parë skuadra vendas u duk më e motivuar për të gjetur rrugën e rrjetës, por nuk arriti të shënonte.

Minutat kaluan dhe lodhja u duk qartë në këmbët e moldavëve, të cilët nuk arrinin të koordinoheshin në vijën e ofensivës.

Në të 37-minutë shpresat për ekipin vendas u shuan, pasi nga një ndërhyrje e gabuar e Andronic, lë ekipin me 10 lojtarë.

Shkëndija e Tetovës shënoj 5 minuta pasi skuadra moldave ngeli me 9 lojtarë me autor Alimi duke çuar rezultatin në 0 me 1. Fundi i pjesës së parë solli edhe golin e dytë të shënuar nga Junior.

Pjesa e dytë e takimit solli edhe dy gola të merituar nga skuadra e Shkëndijës, me autor Zejnullahu e Hasani përkatësisht në minutën e 81 të takimit, e në minutën 89.

Me këtë rezultat Shkëndija e Tetovës arrin të kualifikohet në turin e dytë të kompeticionit të “Uefa Europa League”.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën