DURRËS- Ditën e sotme në lagjen Nr.5 të qytetit të Durrësit një person është lënduar si pasojë e shkëputjes së krahur të një vinçi të betonieres.
I lënduari është 49-vjeçari P.D dhe pas aksidentit është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Fatmirësisht i lënduari është jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se pak kohë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë për shkak të një incidenti në punë. Nga ky aksident humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë pas shkëputjes së skelës në një pallat.
Shkëputet krahu i vinçit të betonieres dhe i bie sipër, shpëton mrekullisht punëtori në Durrës
Komento