GREQI- Shkëputja e një masivi shkëmbor në një prej plazheve të ishullit Zante për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi për turistët. Pas shkëputjes një dallgë e madhe u përplas në breg, ku edhe ndodheshin pushuesit.
Si pasojë e goditjes u lënduan shtatë persona, tre prej të cilëve u dërguan në spital.
Profesori grek i Gjeodinamikës, Efthimios Lekkas, është shprehur për mediat se ai dhe skuadra e tij e kishin parashikuar diçka të tillë në ishujt përgjatë Jonit.
Kjo zonë ka një aktivitet të lartë tektonik. Ne llogaritëm se pjesa e shkëputur nga shkëmbi ishte 5,000 m3. Kemi filluar të investigojmë parametrat e masiveve me qëllim minimizimin e impaktit dhe shmangien dëmeve në njerëz.
Efthimios Lekkas, profesor