Një incident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 4, pranë zonës së Stacionit të Trenit në Durrës, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati të vjetër dhe ka rënë në rrugë.
Si pasojë, është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar pranë godinës, ndërsa më pas mjeti është hequr nga pronari prej vendit të ngjarjes.
Në zonë kanë mbërritur punonjës të zjarrfikëses dhe efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe automjetet që kalojnë aty pranë.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për gjendjen e fasadës së pallatit, me qëllim parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i rënies së suvasë dyshohet të ketë qenë amortizimi i fasadës, sidomos në katin e fundit të godinës.
Komente










