Shkërrmoqja e PD, ka nisur nga baza

Shkërrmoqja e PD, ka nisur nga baza

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ajo ç’ka po ndodh me Partinë Demokratike, duket si një gjë e paralajmëruar. Humbjet e shpeshta të garave elektorale, mungesa e takimeve dhe njohjes së realitetit në bazë, janë vetëm disa prej shkaqeve pse ajo parti, po shkërrmoqet si tallashi.Mbledhjet dhe “kumtesat” e shpeshta të kryetarit Basha, vetëm sa e nxisin më keq mllefin e anëtarësisë, e cila gjendet sot mes dy zjarresh, presionit nga qendra “mos shkoni në foltore” dhe thirrjes së Berishës “eja mblidhuni këtu-këtu”. Por pavarsisht kësaj, Lulzim Basha ka vendosur të nxjerrë Gaz Bardhin në terren, duke u fshehur sërish para zemëratës së bazës.

Në mbledhjen e fundit me kryetarët e degëve (të cilët kanë mbetur si peshku pa ujë vetëm në zyrat e tyre) Lulzim Basha u foli atyre jo vetëm për propozimet mbi Reformën Territoriale, por edhe mbi “ gjendjen e krijuar pas vendimit të marrë për Berishën”, duke u përballur me reagime dhe sygjerime të forta nga ata. Kryetarët e degëve kanë kërkuar praninë e Lulzim Bashës si kryetar partie në rrethe, për të nisur një proces të gjërë sqarimi me anëtarësinë, pasi sipas tyre “në rast se situata agravon, jemi sërish të humbur në zgjedhje”. Lulzim Basha nga dita e parë që është bërë kryetar i Partisë Demokratike deri sot, asnjëherë nuk ka arritur ta kuptojë, se jo vetëm në çadrën e “lirisë” ku propozonte “Republikën e Re”, por edhe në protestat e dhunshme të bëra pas “djegies” së mandateve, turmat i mblidhte emri dhe fryma e Berishës.

Ai kurrë nuk është investuar në afrimitetin dhe mbajtjen pranë të anëtarësisë partisë, si e vetmja mënyrë ku një kryetar partie mund të mbështetet në ditët e tij të vështira. Prej 2013 deri sot, në pothuajse të gjitha degët e asaj partie në rrethe, nuk jepen rroga për kryetarët lokalë, nuk jepen kuotizacione nga anëtarësia, nuk mblidhen strukturat si kryesia apo seksionet, nuk afrohet asnjë anëtar qoftë edhe formalisht, por selitë janë kthyer në streha parazitësh, ku pihet kafe dhe ndonjë gotë raki. Në gjithë këto vite, ku Basha ka qenë i emëruar (jo i zgjedhur)kryetar i Partisë Demokratike, nuk mbahet mënd të ketë dalë para strukturave dhe forumeve me një platformë të qartë mbi të ardhmen e asaj partie. Kryetarët e degëve ishin dhe janë kthyer në roje të selive, dhe njerëz të bindur të urdhërave të kryetarit Basha.

Një parti pa anëtarësi, është e destinuar të shuhet. Kjo ka ndodhur me partinë e Lulit. Ai pa e kuptuar, dhe pa reaguar në asnjë rast, ka injoruar çdo ndjenjë dhe sinjal që vinte nga baza e partisë, dhe kurrë nuk mësoi nga “babai i tij politik” të sillej me militantët dhe mbështetësit e PD. Deklarata e Bashës se “jam votuar nga shumica e demokratëve si kryetar partie”, bie poshtë në vetëm pak muaj nga rimarrja e atij posti, tek shohim sot reagimin e bazës së partisë.Skenarët e mundshëm të cilat do të vendosin fatin e Partisë Demokratike janë, shpërbërja dhe rithemelimi, ndarja e saj në “PD e Bashës dhe PD e Berishës” ose largimi i Lulzim Bashës me vendim unanim të Këshillit Kombëtar, por gjithmonë duke kaluar nga gjykatat. Gjithsesi, çdo variant i mundshëm, nuk ka gjasa ta rikthejë atë parti atje ku ishte, por do ti heqë mijëra vota të tjera në zgjedhjet e ardhshme, duke e fshirë ndoshta edhe nga memorja e shqiptarëve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 27/10/2021 19:02

    Jo vetem ti fshihet emri PD por ta dhjesin qente e rruges bashke me Berishen Lulin& CO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim