Një ndër pjesëmarrësit në talent show “The Voice of Albania” ishte dhe Ylli Limani. Ai është pëlqyer gjithnjë për vokalin e tij të ëmbël dhe performancat në skenë. Si shumë artistë të tjerë pjesëmarrrës në këtë kompeticion edhe Limani kishte konkurruar por me një krijim të tijin.Megjithatë bordi artistik i festivalit të Top Festit nuk e ka vlerësuar këngën për të marrë pjesë në gjysëmfinalen e edicionit të 9. Ky vendim ka bërë që këngëtari nga Prishtina të shprehë zhgënjimin në faqen e tij në Facebook. “Sinqerisht, ndihem i befasuar me vendimin e bordit artistik të Top Festit. Edhe pse kishte shumë balada që u prezantuan në Top Fest, mendoja se fakti që kënga mbante firmën time, do të ishte një plus më shumë, sepse ideja e Top Festit është të përkrahë artistët e rinj dhe krijuesit e rinj. Gjithsesi, ndihem i lumtur që të paktën kënga është pëlqyer dhe përkrahur dhe po vazhdon të pëlqehet dita-ditës më shumë”,- ka thënë Limani.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











