SHKODER - Ndonëse Bashkia Shkoder ka nisur rehabilitimin e infrastruktures së rrugëve dytësore, jashtë vËmendjes së saj prej vitesh ka ngelur blloku i pallateve parafabrikat në lagjen “Xhabije”.
Janë rreth 15 pallate me më shumë se 150 familje, të cilët çdo ditë përballen me gropat e mbushura me ujë deri në hyrje të pallateve, baltën, dhe mungesën e kanalizimeve. Vetë banorët shprehin shqetësimin e tyre për mosrehabilitimin e ketij segmenti.
Më herët, banorët e pallateve parafabrikate në lagjen “Xhabije” kanë dërguar një peticion me mbi 100 firma në bashkinë e Shkodrës, megjithatë kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët duke qenë se deri tani ky bllok pallatesh nuk është përfshirë në asnjë investim publik. Më problematik ky segment është gjatë orëve të mbrëmjes ku përveç baltës dhe gropave të mëdha me ujë mungon dhe ndricimi duke e bërë dhe më të mjerueshme këtë panoramë.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com