SHKODËR - Policia e Shkodrës gjkatë ditës së djeshme ka proceduar penalisht 5 persona si pronarë të disa pika bastesh dhe lojërash fati, gjithashtu ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale printera, kompjutera, televizorë dhe disa pajisje të tjera lojëra fati të cilat nuk ishin leje të organeve kompetente.

Konkretisht policia e Shkodrës ka sekuestruar e proceduar penalisht në gjendje të lirë rastet e mëposhtme:
1. Më datë 20.10.2014, në orën 12.00 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit A V, vjec 51  me banim në Shkodër, pasi  në lokalin e tij në lagjen Vasil Shanto Shkodër janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e proves materiale një printer dhe një njësi qendrore të cilat shërbenin për të vendosur baste sportive pa leje të organeve kompetente. Materialet për ndjekje Prokurorisë Rrethit Shkodër për vepren penale “Organizimi i lojrave të fatit” neni 197 K.Penal.
 
2. Më datë 20.10.2014, në orën 13.00 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit A L, vjec 47  me banim në Shkodër, pasi në lokalin e tij në fshatin Dajç, Shkodër, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale  tre televizor të Markes Grunding, një printer dhe nje njësi qendrore të cilat shërbenin për të vendosur baste sportive pa leje të organeve kompetente. Materialet proçeduriale ju kaluan  Prokurorisë  rrethit Shkodër për vepren penale të ‘’ Organizimit të lojrave të fatit ‘’ parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
 
3. Më datë 20.10.2014 ora 14.00 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K K, vjec 40, banues në lagjen “Skënderbeg Shkodër, pasi sherbimet e policisë gjatë kontrollit në lagjen Skënderbeg, kanë konstatuar se në lokalin Bar-Kafe, në pronësi të këtij shtetasi organizoheshin lojra fati pa leje. U sekuestruan një televizor i markës Samsung, një njësi qëndrore markë HP, një monitor markës Eizo dhe një printer markës Epson. Materialet ju kaluan Prokurorisë Shkodër për vepren penale “Organizim i lojrave të fatit” parashikuar nga neni 197 të K.Penal.
 
 
4. Më datë 20.10.2014 ora 14.00 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D N, vjec 39, banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër, pasi sherbimet e policisë gjatë kontrollit, kanë konstatuar se në lokalin Bar-Kafe, në pronësi të këtij shtetasi organizoheshin lojra fati pa leje. U sekuestrua një televizor markës LG, një njësi  qëndrore markë HP, një monitor markës Samsung, dhe një printer markes Epson. Materialet ju kaluan  Prokurorisë Shkodër për vepren penale “Organizim i lojrave të fatit” parashikuar nga neni 197 të K.Penal.
 
5. Më datë 20.10.2014 ora 14.00 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A Xh, vjec 42 banues në lagjen “Tre Heroj” Shkodër, pasi sherbimet e policisë gjatë kontrollit, kanë konstatuar se në lokalin Bar-Kafe, në pronësi të këtij shtetasi organizoheshin lojra fati pa leje. U sekuestrua një televizor markës Gruding, një njësi  qëndrore markë HP, një monitor markës Samsung dhe një printer.  Materialet ju kaluan  Prokurorisë  Rrethit Shkodër për vepren penale  “Organizim i lojrave të fatit”  parashikuar nga neni 197 të K.Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)