Shkodër-Policia e Shkodrës ka arrestuar një 51 vjeçarin me iniciale E.P, pasi është denoncuar për përndjekje nga e dashura e tij.
Sipas burimeve të policisë, pas ndarjes, 51 vjeçari ishte kthyer në shqetësim për të dashurën e tij 10 vite më të re, me iniciale E.T,.
Edhe pse ajo i kishte kërkuar disa herë ta linte të qetë, 51 vjeçari e ndiqte vazhdimisht në rrugë si dhe e telefononte në çdo orë të ditës.
Pas shqetësimeve të ditëve të fundit ajo ka bërë denoncimin në komisariat.
Arrestimi i 51 vjeçarit është bërë në flagrancë nga policia.
/Shqiptarja.com

Njoftimi i policisë:
Më datë 11.11.2017, rreth orës 20:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 51, banues në Shkodër, pasi ka përndjekur disa herë, shtetasen (të dashurën) E.T, vjeç 41, banuese në Shkodër.
Neni 121/a i Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com